Telenews

Drita me fitore madhështore ndaj Inter Turkut

Shikuesit e pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” janë dëfryer sonte me spektaklin e dhuruar në fushën e gjelbër.

FC Drita e ka deklasuar Inter Turkun me rezultat të pastër 3-0 dhe është kualifikuar në raundin e dytë të Europa Conference League.

Mjaftuan vetëm dy minuta – që vendasit të tregonin se kanë hyrë në këtë takim për fitore – sepse Marko Simonovski e tundi rrjetën.

Teksa, në rolin e asistuesit ishte Arbnor Muja.

Por, Muja nuk u mjaftua me kaq.

Ai shënoi dy gola – në minutatat 49 dhe 51 për të dëshmuar klasin e tij dhe për t’i dhuruar “intelektualëve” biletën për kualifikim tutje.

Në anën tjetër, Inter Turku “vuajti” gjatë tërë takimit dhe nuk arriti asesi të dhuronte diçka.

Drita do e mësojë kundërshtarin e rradhës – ditëve në vijim

Të ngajshme

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj

Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll –

KushtrimGuraj

Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc –

KushtrimGuraj