Dua Lipa ndezi skenën në koncertin e saj në Amsterdam të mërkurën mbrëma, gjatë turneut “Radical Optimism”. Në Ziggo Dome me kapacitet 17 mijë njerëz, këngëtarja 29-vjeçare ofroi një show spektakolar me ndërrime të shumta veshjesh, duke interpretuar hite si “Levitating” dhe “Dance The Night.
Dua u shfaq me disa kostume të veçanta, përfshirë bodysuit gri me korse, fustan transparent dhe një jumpsuit të kuq, që nxorën në pah stilin dhe energjinë e saj. Turneu, që nisi në 2024 dhe do të vijojë deri në fund të 2025, është një nga më të mëdhenjtë në karrierën e saj me 80 data në mbarë botën.
Në një intervistë për Vogue, ajo tha se ndjen lidhje të veçantë me publikun dhe gëzon momentet e jashtëzakonshme gjatë çdo koncerti.
Në jetën personale, Dua konfirmoi fejesën me aktorin britanik Callum Turner, me të cilin nisi lidhjen në fillim të 2024. Ata u panë së fundmi duke shijuar momente romantike dhe u shfaqën për herë të parë bashkë në tapetin e kuq në Met Gala 2025 në Nju Jork. Propozimi u bë në dhjetor dhe përshkruhet si tepër romantik.
