Telenews

Dua Lipa ‘on top’, ja suksesi i saj i radhës!

dua-lipa-shkelqen-ne-mesin-e-yjeve-ne-tapetin-e-kuq-te-“jingle-ball-2022”

Dua Lipa, po e shijon suksesin e saj të radhës.

Aktualisht, tri albumet e saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti, janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në Britani, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.

“Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”,shkroi Dua duke ndarë lajmin.

Të ngajshme

Zbulohet data se kur do të martohet reperi Dardan

Valjeta Turkaj

Rina Balaj zbulon pak nga kënga “Obsessed”

Valjeta Turkaj

Anisa Veseli nuk e mohon lidhjen me Eduart Kuqin, thotë se ‘e do shumë’

Valjeta Turkaj