Telenews

Dua Lipa përflitet për një lidhje të re me reperin e njohur amerikan

dua-lipa-perflitet-per-nje-lidhje-te-re-me-reperin-e-njohur-amerikan

Dua Lipa përflitet se ka nisur një romancë të re me muzikantin Jack Harlow. Ylli shqiptar me famë botërore, e cila mbylli pak ditë më parë turneun botëror në Tiranë, thuhet se po takohet me 24 vjeçarin pasi u takuan në një event në Los Angeles. Sipas Page Six, ata kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.

“Ata kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm. Jack ishte shumë i interesuar për të. Ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”, tha burimi duke pretenduar se Jack udhëtoi në New York për t’u takuar me Duan pas paraqitjes në Z100 Jingle Ball. Madje thuhet se ishin parë duke ngrënë drekë së bashku të nesërmen.

Jack ka qenë prej kohësh një fans i Duas, madje ka shkruar një këngë me emrin e saj në albumin e tij të fundit “Come Home the Kids Miss You”.

Ndërkohë, Dua tha pak javë më parë se ishte beqare. “Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë.”, u shpreh këngëtarja.

Të ngajshme

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj