Telenews

Dua Lipa reagon sërish për koncertin në Tiranë: Është nder të këndoj për 110 vjetorin e Pavarësisë

dua-lipa-reagon-serish-per-koncertin-ne-tirane:-eshte-nder-te-kendoj-per-110-vjetorin-e-pavaresise

Pak ditë pasi tregoi se do të mbante një koncert me 28 Nëntor në Tiranë, Dua Lipa ka zbuluar detaje të tjera. Shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në postimin e faqes e festivalit Sunny Hill të shpërndarë nga Dua.

Ishte vetë Dua, e cila pak ditë më parë lajmëroi koncertin për 110 vjetorin e Pavarësisë. “Jam shumë e emocionuar t’ju lajmëroj se turneu “Future Nostalgia” do të përmbyllet në Tiranë me 28 Nëntor. Mezi po pres t’ju shoh me 28 Nëntor, për ditën e flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë.“

Të ngajshme

Georgina Rodriguez raportohet se ka adoptuar tre fëmijët e Cristiano Ronaldos –

KushtrimGuraj

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi

Zayn Malik publikon foton e rrallë me vajzën e tij, Khai

Yllka Gashi