Telenews

Franca e lidh rritjen e rasteve të mbytjeve me valët e të nxehtit

Franca ka regjistruar 301 raste të mbytjeve në ujë që nga 19 qershori, ka bërë të ditur një ministre e qeverisë, duke e lidhur rritjen e ndjeshme të vdekjeve krahasuar me vitin e kaluar me valët e zgjatura të të nxehtit.

Ministrja për Sportin dhe Rininë, Marina Ferrari, tha për radion France Inter se numri i viktimave – 14 për qind më i lartë se në vitin 2025 – përbën një “bilanc tragjik”, shkruan BBC.

Franca, Spanja dhe Italia janë përfshirë nga valë të të nxehtit, të cilat kanë shkaktuar zjarre masive që kanë përfshirë mijëra hektarë tokë.

Ferrari tha se njerëzit po ndërmarrin rreziqe duke hyrë në ujëra, duke shtuar: “Shumë aksidente me fatalitet kanë ndodhur në zona që nuk janë të autorizuara apo të mbikëqyrura për not”.

Ajo tha se një numër i mbytjeve janë regjistruar në “ujëra të hapura, për shembull në kanale”.

Të ngajshme

Kolona në dy pika kufitare, këto janë pritjet

Rrezarta Ramaj

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima

Rrezarta Ramaj

Norvegjia planifikon rreth 8 miliardë euro ndihmë për Ukrainën në 2027 –

KushtrimGuraj