Telenews

Dua Lipa rikthehet në studio pas muajit të mjaltit, vëmendjen e merr unaza e martesës

Dua Lipa, e sapomartuar, u shfaq rrezatuese të mërkurën, ndërsa largohej nga një studio regjistrimi në Nju Jork, duke ekspozuar “ngjyren e fituar” gjatë pushimeve dhe unazën e saj të martesës.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila u martua muajin e kaluar në Siçili, kaloi një muaj mjalti të zgjatur në Itali me bashkëshortin e saj, Callum Turner, përpara se t’i rikthehej angazhimeve profesionale.

Çifti u pa në Bregun e Amalfit, Romë dhe Porto Ercole, përpara se të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara, duke nxitur spekulime se mund të merrnin pjesë në dasmën e Taylor Swift.

Megjithatë, duket se Dua ndodhet në Nju Jork për t’u përqendruar në projektet e saj të reja muzikore, pasi u fotografua duke dalë me stil nga studioja e regjistrimit.

Për këtë dalje, Dua kishte zgjedhur një pamje të thjeshtë dhe elegante: një bluzë të zezë pa mëngë poshtë një këmishe të bardhë, të kombinuar me xhinse të gjera blu dhe shapka.

Ajo mbante mbi supe një çantë të madhe të zezë Chanel dhe e kompletoi paraqitjen me një palë syze dielli të mëdha.

Të ngajshme

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Yllka Gashi

“Edhe Prizreni në këmbë”, më 25 shtator protestohet në mbështetje të çlirimtarëve

Rrezarta Ramaj

Lëvizje e papritur, Harry dhe Meghan mund të kthehen së shpejti në SHBA?

Yllka Gashi