Telenews

DUELI I PARË I PLAY OFF-IT PËR PRISHTINËN SOT NË LIGËN BALLKANIKE

Skuadra kosovare e Sigal Prishtinës sonte e zhvillon duelin e parë të serisë çerekfinale në  Ligën Ballkanike të basketbollit ndaj Balkan Botevgradit në kryeqytet.
Ekipi prishtinas do të ndeshet sonte me bullgarët në kryeqytet, për të tentuar fitoren e cila do t’a afronte në maksimum drejt ”Final Four”-it të garës.
Ndeshja nisë nga ora 20:30, derisa transmetohet direkt në Platformën Artmotion.
Vlen të ceket se skuadra që arrin rezultat më të mirë nga dy ndeshjet, plasohet në ”Final Four” të Ligës Ballkanike për këtë edicion të garës.
 

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj