Telenews

Dukagjini arrin barazim të rëndësishëm ndaj Dritës, kjo e fundit mbetet mbrapa për titull

Nuk ka sjell fitues dueli mes Dukagjinit dhe Dritës i vlefshëm për xhiron e 25-të në BKT Superligë.
Dy skuadrat ishin në kërkim të fitores, por pas 90 minutave rezultati ishte i bardhë 0-0.
Pjesa e parë ishte më e varfër si nga rastet ashtu edhe nga loja.
Në pjesën e dytë dy skuadrat luajtën më bukur duke krijuar raste të mira shënimi.
Drita pati më shumë nga loja, duke krijuar disa raste me Marko SImonovskin, Hamdi Namanin e Almir Ajzerajn, por pa arritur të shënonin.
Në fund gjyqtari Alban Shala përfundoi takimin dhe dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.
Me këtë barazim Drita vazhdon të mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani, derisa Dukagjini është e teta në tabelë me 26 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luaj derbin e vjetër ndaj Prishtinës në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ndërkohë Dukagjinin në kuadër të xhiros së 26-të përballet me Llapin në udhëtim.

Të ngajshme

Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

Valjeta Turkaj

“Nuk jam ndjerë kështu kurrë më parë”, reagimi i Hansi Flick pas titullit të Barcelonës

Erzana Fazliu

Ultrasit e Milanit e bojkotojnë klubin: Ju lëmë vetëm me turpin tuaj

KushtrimGuraj