Telenews

Duket se Juventusi nuk do ta arrijë Matetan, sytë kthehen kah sulmuesi i gjigantit turk

duket-se-juventusi-nuk-do-ta-arrije-matetan,-syte-kthehen-kah-sulmuesi-i-gjigantit-turk

Duket se Juventusi nuk do ta arrijë Matetan, sytë kthehen kah sulmuesi i gjigantit turk

Juventusi po shqyrton seriozisht transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes, Youssef En-Nesyri, pasi negociatat me Crystal Palace për Jean-Philippe Mateta kanë ngecur.

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi të ri gjatë afatit kalimtar të janarit dhe En-Nesyri është një nga emrat në listën e drejtuesve bardhezinj.

Juventusi ka dorëzuar tashmë dy oferta për Mateta, por palët janë larg marrëveshjes, si për vlerën e kartonit ashtu edhe për formulën e transferimit, duke e detyruar klubin italian të eksplorojë alternativa të tjera.

Sipas raportimeve të Matteo Moretto, En-Nesyri është rikthyer te Fenerbahçe pas Kupës së Afrikës dhe ka mësuar se klubi turk është i hapur për ta nxjerrë në treg, kryesisht për arsye financiare. Raportet e mëhershme kishin bërë të ditur se Fenerbahçe do të pranonte edhe një huazim për sulmuesin 28-vjeçar.

Përveç Juventusit, interesim për përfaqësuesin e Marokut ka shfaqur edhe Napoli. Megjithatë, dëshira fillestare e En-Nesyri është ta përfundojë sezonin në Turqi, edhe pse Fenerbahçe ka nisur ta ofrojë atë te disa klube evropiane.

En-Nesyri ka kontratë afatgjate me Fenerbahçen dhe përfiton rreth 8 milionë euro në sezon. Sipas Moretto, sulmuesi do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat, përfshirë atë të Juventusit, duke marrë parasysh projektin sportiv, por edhe aspektin financiar, i cili do të ketë peshë në vendimin final.  

Të ngajshme

Barcelona “ndjek” me vëmendje sulmuesin e Juventusit

KushtrimGuraj

Akordi shumë pranë, Milan huazon një tjetër yll nga Premier League

KushtrimGuraj

Barcelona qysh tani mendon për sezonin e ardhshëm, ka tre objektiva të mëdha

KushtrimGuraj