Telenews

Durrës: Tentoi të shiste foshnjën e palindur, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, ndërsa ka proceduar një 25-vjeçare, pasi dyshohet se do të shisnin fëmijën e tyre të palindur ende.

Një person i tretë i infiltruar kishte kontaktuar me çiftin dhe 27-vjeçari kishte rënë dakord për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë, njofton policia.

“Mbrëmjen e djeshme, këta dy shtetas janë shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetas tjetër (i infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë (shtetasja Xh. H.), kundrejt shumës 5000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg –

KushtrimGuraj

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj