Telenews

Dy persona arrestohen, falsifikuan dokumentet për të shitur një tokë në vlerë rreth një milion euro

Një grua dhe një burrë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi po përgatitnin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë rreth një milion euro me dokumente të falsifikuara.

I dyshuari ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim të personit tjetër gjithashtu nga Serbia, duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave në zonën kadastrale në komunën e Suharekës, njofton Klankosova.tv.

“Mbi bazën e këtyre informatave janë kryer një mori veprimesh operative/hetimore në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, Oden e Noterëve të Kosovës dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Suharekë, ku gjatë një aksioni të shpejtë policor më datë 12.07.2022 është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar me iniciale: S.M. femër (1971)) dhe H.I. mashkull (1979)), nën dyshimin se në bashkëkryerje dhe me dashje kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga Neni 390 i kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy personat e dyshuar (S.M.) dhe (H.I.) janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe përkthyesit, dhe pas intervistimit të njëjtëve me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia, mes tjerash, njofton se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të tretë të dyshuar dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Të ngajshme

Rritje shqetësuese e aksidenteve rrugore në Shqipëri, 10% më shumë në shtatë muaj

Yllka Gashi

Edhe ish-kongresmeni DioGuardi i shkruan liderëve partiakë – propozon Faton Bislimin për president

Yllka Gashi

Seanca transmetohet me 10 minuta vonesë, përparësi kanë anëtarët e familjeve, detaje për gjykimin e madh në Hagë

Yllka Gashi