Telenews

Dy plagosjet e mbrëmshme në Prishtinë, flasin nga policia

Dje u raportua për plagosjen e një 49-vjeçari në Prishtinë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Po ashtu, policia ka konfirmuar edhe një plagosje tjetër në kryeqytet.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës tha se “dje rreth orës 19:30  policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”.

Ndërsa, për plagosjen në orën 22:40, Ahmeti tha “kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person”.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore, deri tani  është arrestuar një person i dyshuar”, shtoi ajo.

 

 

 

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj