Telenews

Dy projekte madhore për Suharekën: 1.45 milionë euro për zjarrfikësit dhe familjet në nevojë

Suhareka po bëhet shembull i bashkëpunimit konkret në shërbim të qytetarëve. Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Suharekës, e udhëhequr nga kryetari Bali Muharremaj, kanë nënshkruar sot dy marrëveshje të rëndësishme me vlerë totale prej 1.45 milionë eurosh.

Me këto marrëveshje parashihet:

✅ Ndërtimi i një objekti të ri për njësinë e zjarrfikësve – investim prej 850,000 euro

✅ Ndërtimi i 20 shtëpive për familje në nevojë – investim prej 600,000 euro

Pjesa më e madhe e mbulimit financiar do të vijë nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa Komuna e Suharekës do të kontribuojë me përkrahje institucionale dhe logjistike.

Përfaqësuesit e shoqatës theksuan se, kur ka bashkëpunim e vullnet nga institucionet lokale, projektet humanitare realizohen më lehtë dhe më shpejt.

“Atje ku ka nevojë, aty jemi ne!” – është mesazhi që shoqata po e dëshmon me vepra.

Të ngajshme

Çaktivizohet bomba e Luftës së Dytë botërore në Hamburg, përmbante kaq kilogram eksploziv

Donat Hashani

Gjykata vendos për policin e dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Donat Hashani

Vetëvendosje zgjedh zyrtarisht kandidatin për kryetar të Prishtinës

Donat Hashani