Telenews

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen në një kantier ndërtimi në Slloveni

Në kantierin e ndërtimit të një spitali privat pranë Bezhigradit në Slloveni, janë lënduar rëndë dy punonjës.

 

Gjatë lëvizjes së materialeve me vinç, mbi ta kanë rënë rrjeta të rënda armature. Pas aksidentit, të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës (UKC Ljubljana), ndërsa jeta e tyre është në rrezik, raporton Televizioni i Sllovenisë.

Policia tani po heton rrethanat.

KosovaPress mëson nga burime të afërta me këtë ngjarje se dy të lënduarit janë nga Kosova, pikërisht nga komuna e Mamushës.

Të ngajshme

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Rrezarta Ramaj

Horoskopi për 28 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 28 korrik

Rrezarta Ramaj