Telenews

DY SFIDA INTERESANTE SOT NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-t në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Dy ndeshje zhvillohen sonte dhe pritet të jenë mjaftë interesante.
Ndeshja e parë zhvillohet mes Trepcës dhe Dritës. Mitrovicasit janë favoritë, pasi kanë 16 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit janë në vendin e fundit me 23 humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.
Takimi i dytë pritet të jetë më interesant mes Rahovecit dhe Pejës, që u përballen edhe në Ligën Unike në mesjavë, ku fitore shënuan Vreshtarët 86:68. Në elitën e basketbollit, rahovecasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët 15 fitore e tetë humbje.
Art Motion Superliga – Java 24
E shtunë
17:00 Trepça – Drita
19:00 Rahoveci – Peja
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Prizreni 16
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

Të ngajshme

Barcelona kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Mbretit

Valjeta Turkaj

Operacion 35 milionësh, Juventus ia rrëmben Milanit objektivin e merkatos

KushtrimGuraj

Ylli i Man Cityt drejt largimit përkundër dëshirës së Pep Guardiolas

KushtrimGuraj