Telenews

Dy u arrestuan por ky është personi i arratisur që po dyshohet për shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit

 

 

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit nga Lipjani, Bashkim Salihut. Babë e bir kanë rënë në pranga, ndërsa cak i Policisë është edhe një person tjetër.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se përveç dy të dyshuarve Skender dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani që u kapën mbrëmë, pritet të arrestohet edhe i dyshuari tjetër.

LEXO EDHE:

Emrat e të arrestuarve për shtytje në vetëvrasjen e të riut nga Lipjani

Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së në Lipjan – të arrestuar për vetëvrasjen e 37-vjeçarit

Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari që ndodhet në arrati është Ekrem Gashi, rreth 47-vjeçar.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe me urdhër verbal të gjyqtarit, është bastirur mbrëmë edhe shtëpia e Gashit në Prishtinë.

Njësi të shumta policore kanë zbarkuar mbrëmë edhe në shtëpinë e familjes Tasholli në Gadime, ku janë sekuestruar disa dokumente, në cilësinë e provave materiale, thonë tutje të njëjtat burime.

Në bazë të informacioneve të para, arrestimi i të dyshuarve që janë cak i Policisë e Prokurorisë pritet të zbulojë detaje për vëtëvrasjen e Salihut, i cili dyshohet se i dha fund jetës nga problemet me fajdexhinj.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detaje të reja.

Të ngajshme

Vdes një 59 vjeçare në Zubin Potok, dyshohet se ra në kanalin e Ibër Lepencit

Valjeta Turkaj

Seanca ndaj Simiqit shtyhet për 9 tetor

Valjeta Turkaj

Karta e Adriatikut, Vengu: Kosova duhet të përfshihet si anëtare e këtij komuniteti

Valjeta Turkaj