Telenews

Dyshime për varrezë masive në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq? Policia në vendngjarje

Ish-shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27- vjetësh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit.

Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një gropë të madhe.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në këtë objekt ishte zbuluar edhe një ambulancë që dyshohej se u përkiste strukturave ilegale serbe. Gjithashtu dyshohet se në këtë objekt mund të ketë edhe një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Për këto pretendime deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet.

Të ngajshme

Kryetari i Obiliqit: S’ka varrezë masive, aty u tentua kultivimi i narkotikëve!

Yllka Gashi

Nominohen talentët më të mirë të vitit 2026

Yllka Gashi

Detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve

Yllka Gashi