Telenews

Dyshja nga Kosova fitojnë “Tirana Beach Volley, Open 2023”

Ekipi i përbërë nga dyshja e volejbollistëve kosovarë, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, kanë shkëlqyer në kompeticionin “Tirana Beach Volley, Open 2023”, duke zënë kështu vendin e parë.

Dyshja, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi mposhtën në finale ndër lojtarët më të mirë që ka njohur Volejbolli kosovar, vëllezërit, Gazmend dhe Dardan Husaj, shkruan Telenews.al

Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi përfaqësojnë edhe Kombëtaren e Kosovës U22 në Beach Volley, ku këtë vit kanë shkruar historinë duke siguruar fazën e grupeve për Kampionatin Europian në këtë grupmoshë dhe konkurrencë për herë të parë.

Maliqi dhe Bajrami do vazhdojnë pjesëmarrjen në gara tjera që nga muaji i ardhshëm, duke nënkuptuar kështu që do jenë e ardhmja e ndritur e volejbollit kosovar. /Telenews.al/

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj