Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Mësohet se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku dhe se i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Në vend të ngjarjes janë policia dhe autoambulanca.
Në lidhje me ngjarjen, Indeksonline ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.