Telenews

DYSHOHET PËR SULM KIMIK NË MARIUPOL

Pas këtyre raportimeve ka pasur reagime nga ShBA dhe Britania e Madhe, te cilat kanë thënë se janë duke vazhduar ta monitorojnë situatën.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby,tha “Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave sociale që pretendojnë se forcat ruse kanë përdorur municion kimik në Mariupol, Ukrainë. Ne nuk mund të konfirmojmë asgjë në këtë moment dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”,ka thënë Kirby, raporton Sky News.
Ai ka shtuar se nëse këto raporte janë të vërteta, atëherë janë shumë shqetësuese.
Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se përdorimi i armëve të tilla do të ishte përshkallëzim i situatës
“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do ta mbajmë Putinin dhe regjimin e tij përgjegjës”, ka shkruar Truss.

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi