Telenews

Dyshohet se “i zhduku” 500 mijë euro nga investimi – arrestohet në Prishtinë

Një person është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se ka keqpërdorur një investim në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për veprimet e dyshimta të të arrestuarit.

Sipas dyshimeve të ngritura, personi ka keqpërdorur investimet e një shtetasi të huaj, duke i shkaktuar atij dëm financiar prej rreth gjysmë milioni euro.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Mashtrim”.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 22 shtator

Rrezarta Ramaj

Tahiri pas vizitës në Hagë: Thaçi i dërgon të fala protestuesve në Prishtinë –

KushtrimGuraj

Çitaku: PDK-ja tërheq lëndët nga Kushtetuesja nëse VV-ja voton ligjin për Specialen –

KushtrimGuraj