Telenews

Dyshohet se mbi 100 mijë euro u vodhën në Prishtinë

Mbi 100 mijë euro dyshohet se u vodhën nga një banesë në rrugën “Malush Kosova” më 30 mars në Prishtinë.

Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet.

Viktima ka deklaruar se hajnat i kanë marrë 90 mijë euro para cash dhe stoli rreth 15 mijë euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke mbledhur provat për rastin në fjalë.

Organet e rendit tashmë kanë iniciuar rast dhe po cilësohet si “Vjedhje e rëndë’.

Aktualisht po punohet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Të ngajshme

Tragjedi në Egje, fundoset një gomone humbin jetën 18 emigrantë

Valjeta Turkaj

Haradinaj kujton masakrat në Lybeniq dhe Gjakovë: Nuk do t’i harrojmë kurrë të rënët për liri

Valjeta Turkaj

Ambasada e SHBA-së lavdëron kombëtaren e Kosovës: Arritja juaj është e paharrueshme dhe e jashtëzakonshme

Valjeta Turkaj