Telenews

Dyshohet se ndau rreth 10 mijë euro për klubin e tij jo aktiv, arrestohet zyrtari i Komunës së Obiliqit

Policia e Kosovës ka arrestuar sot A.M., kryetari i Komisionit për Ndarjen e Granteve në komunën e Obiliqit nën dyshimin se ka ndarë subvencion në vlerë prej 9,900.00€ për një klub basketbolli i cili dyshohet se ka qene jo aktiv.

I dyshuari njëherësh është edhe themelues i atij klubi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pas sigurimit të informatave dhe provave, nën dyshimin se të dyshuarit A. M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar), në cilësi të kryetarit të Komisionit për Ndarjen e Grandeve, në komunën e Obiliqit, ka ndarë subvencion në vlerë prej 9,900.00€ për një klub basketbolli i cili dyshohet se ka qene jo aktiv. I dyshuari ka qenë themelues i atij klubi.”, ka njoftuar Policia.

Po ashu është arrestuar edhe dyshuara A.A., (viti i lindjes 1977, femër kosovare), si monitoruese e implementimit të subvencioneve, ka përpiluar raport të rrejshëm.

“Mbi bazën e gjetjeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Konflikti i interesit’.

Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori, i dyshuari A. M., është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa e dyshuara A.A., është liruar ne procedurë të rregullt.”, ka njoftuar Policia.

Të ngajshme

Aksident trafiku me pasoja fatale

KushtrimGuraj

Mickoski: Ajri në Shkup disa ditë ishte më i pastër se në Prishtinë, Vjenë, Beograd, Lubjanë, pse nuk e thotë askush këtë

KushtrimGuraj

Rritja e pagës minimale nga janari, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

KushtrimGuraj