Telenews

Dyshohet se një person ka rënë në lumë në Deiq të Klinës

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se peshkatarët janë përpjekur ta nxirrnin nga uji, por pa sukses.
Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa FSK-ja është rrugës për në Klinë.
“Sot rreth orës 8 e 15, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë, ata kanë tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe rrugës janë edhe FSK-ja”, ka thënë Gashi.

Të ngajshme

Aktorja e njohur që vdiq të dielën, ishte e fejuara e boksierit Klitschko

Yllka Gashi

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?

Yllka Gashi

Dyshohet se lëshoi 1,679 diploma pa trajnime, arrestohet një person në Prizren

Yllka Gashi