Telenews

Dyshohet se u dhunua një vajzë në Istog një muaj më parë, arrestohet i dyshuari

Një vajzë nga Istogu dyshohet se është dhunuar më 9  gusht të këtij viti, rastin në polici e ka raportuar dje e mitura bashkë me babanë e saj.

Këtë e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka deklaruar se i dyshuari për rastin në fjalë është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë.

“Dje rreth orës 18:00 së bashku me prindin e mitura e ka raportuar rastin në stacionin policor në Istog. Policia menjëherë i ka ndërmarrë veprimet, në kuadër të kompentencave me rastin janë marrë hetuesit në sektorin rajonal”.

“Është intervistuar viktima, është arrestuar i dyshuari, rasti cilësohet si dhunim”,ka thënë Gashi.

Të ngajshme

Bashkimi Evropian reagon pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Ceremonia e inaugurimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula mbahet në orën 15:00

Rrezarta Ramaj

Bora Zemani nuk duket aspak mirë, dhe arsyeja është kjo (Foto)

Rrezarta Ramaj