Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Për miratimin e këtyre ndryshimeve kanë votuar 88 deputetë.
Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe deputetë të komuniteteve nga grupi multietnik.
Kalimi i këtij Projektligji ka qenë kërkesë e PDK-së dhe e protestuesve gjatë 21 ditëve të fundit.

