Telenews

E 26-ta me radhë! A do të konstituohet sot Kuvendi?

ikd:-nese-kuvendi-s’konstituohet-as-dy-tre-muajt-e-ardhshem,-pasojat-edhe-me-te-renda-per-kosoven

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhimi i seancës do të mbahet sot (e mërkurë), duke shënuar kështu përpjekjen e 26-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë që kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, të votohet për kryetare të Kuvendit përmes një procesi të fshehtë votimi, për të cilin duhet fillimisht të formohet një komision i përkohshëm.

Por kjo kërkesë po has në kundërshtimin e ashpër të opozitës, e cila nuk po merr pjesë në votim, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm.

Seanca do të fillojë në orën 11:00, ndërkohë që ngërçi institucional në vend ka hyrë tashmë në muajin e pestë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Valjeta Turkaj