Telenews

E bujshme: MKRS nuk e ka licencuar FFK-në, i ndal klubeve ligjin e sponsorizimit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht I ka dërguar shkresën Federatës së Futbollit të Kosovës, me ç’rast e ka njoftuar atë se nuk është licencuar.

Hapi i parë që ka bërë MKRS në këtë drejtim është ndalimi i ligjit për sponsorizimit të klubeve futbollistike duke iu lëshuar atyre këtë vendim.

“Kanal10” merr vesh ekskluzivisht që disa klube të Superligës janë kthyer mbrapa nga MKRS duke mos i pranuar dokumentet për sponsorizim.

MKRS pritet ti dërgojë vendimin edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për ti njoftuar se klubet nuk mund ti thërrasin policët për sigurimin e ndeshjeve të organizuara nga FFK.

Për më tepër MKRS pritet ti dërgojë shkresë zyrtare edhe komunave për të ndaluar shfrytëzimin e objekteve sportive për klubet futbollistike, pasi që FFK nuk është licencuar.

Të ngajshme

Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Rrezarta Ramaj

Shifra marramendëse, zbulohet paga vjetore e Zhegrovës te Juventusi –

KushtrimGuraj

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Yllka Gashi