Telenews

E çuditshme: Martohet në ditëlindjen e 93-të njeriu i dytë që shkeli në Hënë (FOTO)

Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë, ka bërë të ditur se është martuar në ditëlindjen e tij të 93-të.

Ai përmes një postimi në Twitter njoftoi se ka organizuar një ceremoni të vogël në Los Angeles, me rastin e martesës me parterën e tij prej shumë vitesh, 63-vjeçaren, Anca Faur.

Ai u tha ndjekësve se ata të dy ndihen aq të emocionuar, sikur të ishin adoleshentë, teksa ndau edhe dy fotografi nga dasma, shkruan The Guardian.

“Në ditëlindjen time të 93-të kam kënaqësinë të njoftoj se dashuria ime prej kohësh, Anca Faur dhe unë jemi martuar. Ne u martuam me një ceremoni të vogël private në Los Anxhelos dhe jemi po aq të emocionuar sa adoleshentët”, është shprehur ai.

Të ngajshme

Tentativë për vrasje në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

“I rashë në gjunjë”: Rita Ora tregon se ishte ajo që i propozoi martesë Taika Waititi

Valjeta Turkaj

Të katër klubet braziliane në Kupën e Botës për Klube kualifikohen për në raundin e eliminimit

KushtrimGuraj