Telenews

E çuditshme: Zyrtari i LDK-së i vë fajin Qeverisë Kurti për rrugën Prishtinë-Podujevë

Ditë më parë Ministri i infrastrukturës Librun Aliu në një postim në facebook tha se punimet në rrugën Prishtinë -Podujevë po avancojnë, pa përmendur ndonjë afat se kur do të kryhet kjo rrugë e në të cilën punohet me vite të tëra.

Kontrata parasheh që rruga të përfundojë për 365 ditë pune, por qytetarët që kalojnë aty thonë se po punohet ngadalë dhe se punimet e tyne po u shkaktojnë telashe shëndetësore shkaku i pluhurit dhe dëmtim të veturave.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa ka thënë se shkaku i politikës populliste të Qeverisë, është kjo gjendje e rrugës Prishtinë- Podujevën por edhe e gjithë Kosovës.

Duke folur për Gazetën Express, Mustafa ka kritikuar qasjen e Qeverisë në të gjitha çështjet e vendit, pasi sipas tij kjo Qeveri nuk sjell progres, nuk ka vizion e madje as dije e aleatë.

“Politikat e tyre populliste e kanë sjellur në këtë gjendje rrugën Prishtinë- Podujevë, por edhe krejt Kosovën. Nuk ka progres e vizion, madje as dije e aleatë në të gjithë çështjet e vendit”, tha Mustafa në një prononcim për gazetën.

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa deklaroi se premtimet e dhëna dhe të parealizuara nuk mund të fshihen siç mendon Qeveria, sepse qytetarët çdo ditë e vuajnë vështirësinë e qarkullimit në atë rrugë.

“Mendësia se premtimet e dhëna dhe dështimet kalojnë pa u vërejtur është gabim i madh, sepse qytetarët në këto rrugë kalojnë çdo ditë dhe i përjetojnë këto vështirësi të mëdha’’, përfundoi Mustafa.

Të ngajshme

Gara për Topin e Artë, Rodri sposton yjet e Real Madrid-it

Erzana Fazliu

Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Erzana Fazliu

Qeveria thotë se do t’i dërgojë me kohë komentet mbi planin e zbatimit të Marrëveshjeve

Erzana Fazliu