Gazmend Bardhoku, kosovar që për shumë vite jeton në Austri, ankohet se u largua padrejtësisht dhe mbi baza racore nga ana e sigurimit të një diskoteke, ku po qëndronte bashkë me shokë austriakë.
“Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj”, ka thënë Bardhoku.
Gazmendi, që është shtetas austriak, thotë se largimin mbi baza diskriminuese ia konfirmoi edhe vetë sigurimi i diskotekës.
“Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty. Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët u njihnin me pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“, thotë z. Bardhoku.
Avokarti i 33-vjeçarit thotë se do të kërkojnë dëmshpërblim.
“Ne kërkojmë 3000 euro dëmshpërblim për shkak të diskriminimit”, ka thënë avokati për kurier.at.
“Nuk ka vend për diçka të tillë në shekullin 21”, ka shtuar ai.