Telenews

E dhimbshme: Dyshohet se ky është stomatologu nga Prizreni që privoi veten nga jeta

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në ordinancën stomatologjike ‘Kiseri Dent’ është gjetur pa shenja jete një person. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije e viktima është stomatologu, Arben Kiseri, 53-vjeçar.

Rasti e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje.Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit  ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha ai.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngajshme

QKUK hap konkurs për 30 pozita të kryeinfermierëve dhe kryelaborantëve

Rrezarta Ramaj

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Rrezarta Ramaj

Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026

Rrezarta Ramaj