Telenews

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesën e tij

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një banesë në Mitrovicën Veriore, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Policia tashmë ka nisur hetimet dhe vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë.

Lexuesi nga Veriu ka bërë të ditur për Sinjalin se bëhet fjalë për një 54-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku konstatoi se viktima ishte pa shenja jete dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ka vuajtur nga një sëmundje.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Nëntë vite nga vdekja e Astrit Deharit, rasti ende i pazbardhur, Kurti: Sistemi i drejtësisë të bëjë më tepër

Valjeta Turkaj

100 milionë euro shtesë për pensionistët, Rama paralajmëron këtë pagë minimale në Shqipëri

Erzana Fazliu

Besnik Osmani prezanton planin për vendosjen e ashensorëve në lagjen “Apollonia”

Valjeta Turkaj