Telenews

E dhimbshme: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vushtrrinë dhe më gjerë, pasi një i ri 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Viktima është Drilon Meniqi, i cili po drejtonte motoçikletën në momentin e aksidentit fatal. Përplasja me një automjet rezultoi fatale për të riun, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se njësitet e trafikut dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, teksa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë humbje tragjike.

Të ngajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi

Aksident fatal në Shijak, vetura përplas për vdekje 32-vjeçarin – shoferi në arrati

Yllka Gashi

Përplasje e tmerrshme në Gjermani, vetura copëtohet në disa pjesë – vdes 29-vjeçari

Yllka Gashi