Telenews

E dhimbshme: Ky është 37-vjeçari nga Dragashi që vdiq në rrethana të dyshimta

 

 

Policia ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmë në Dragash, ku një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Prizren

Sinjali mëson se viktima është Adner Berisha, 37-vjeçar nga fshati Buqe i Dragashit.

I ndjeri është dërguar me autoambulancë në Emergjencë dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngajshme

Limaj: Vetëvendosje duhet të gjeje rrugë për të ndërtuar institucionet

Valjeta Turkaj

“A do ta respektoni aktgjykimin? A do të heqësh dorë?”, Albulena Haxhiu u shmanget kështu pyetjeve duke hyrë në Kuvend

Erzana Fazliu

Kuvendi vazhdon sot seancën për konstituim, PDK dhe AAK deklarohen se s’kanë votë për Haxhiun

Valjeta Turkaj