Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Greikoc të Suharekës, ku një person i moshuar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të para viktima është dërguar me urgjencë në QKMF në Suharekë dhe se nga aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Sinjali mëson se personi i cili u gjetë pa shenja jete në rrugë është 70 vjeçari, Ramdan Lushaj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes dhe se Policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.
The post E dhimbshme: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në rrugë në Greikoc të Suharekës appeared first on Sinjali.