Telenews

Para dy javësh e mohoi për Sinjalin, Xhavit Haliti sot: Kam dhënë dëshmi në Bruksel për vrasjen e Enver Hadrit

para-dy-javesh-e-mohoi-per-sinjalin,-xhavit-haliti-sot:-kam-dhene-deshmi-ne-bruksel-per-vrasjen-e-enver-hadrit

Kandidati i PDK-së për deputet, Xhavit Haliti, sot e ka konfirmuar se ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel rreth rastit të vrasjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri. Por, para dy javësh kur u kontaktua nga Gazeta Sinjali, Haliti e mohoi.

Sinjali kishte siguruar ekskluzivisht ftesën për dëshmi dhe Haliti u kontaktua për të marrë një deklaratë, por një gjë të tillë e mohoi.

Ai është shprehur për Sinjalin se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë dhe nuk u deklarua më shumë.

Më poshtë është ftesa e Apelit për Halitin:

Xhavit Haliti në postimin e bërë sot në Facebook tha se bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, beson se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm.

“Dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990”, tha Haliti.

/GazetaSinjali/

The post Para dy javësh e mohoi për Sinjalin, Xhavit Haliti sot: Kam dhënë dëshmi në Bruksel për vrasjen e Enver Hadrit appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj