Telenews

E dhimbshme: Vdes 25-vjeçari që u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

e-dhimbshme:-vdes-25-vjecari-qe-u-lendua-rende-nga-shperthimi-i-fishekzjarreve-ne-prizren

I riu që u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, natën e Vitit të Ri, nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka humbur jetën sot, raporton Gazeta Sinjali.

25-vjeçari Abdurrahman Memaj ishte transferuar në Turqi për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prizren.

“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal I Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një I afërm I familjes ështe informuar se viktima e rastit “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi I fishekzjarrev), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur.”

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Vdes 25-vjeçari që u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt: Ajo shkoi ta marrë djalin te familja e burrit, aty ndodhi tragjedia – Kishte pasur dhunë edhe më herët

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Rrezarta Ramaj

Flamuri i Austrisë ngritet në Komunën e Prishtinës

Rrezarta Ramaj