Telenews

E DHIMBSHME: VDESIN KATËR USHTARË AMERIKANË PAS RRËZIMIT TË NJË AEROPLANI NË NORVEGJI

Støre tha të shtunën se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një aksident aeroplani.
“Me pikëllim të madh morëm mesazhin se katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident avioni mbrëmë”, shkroi ai në llogarinë zyrtare të Twitterit.
“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s, ‘Përgjigjja e Ftohtë’. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe bashkëluftëtarët në njësinë e tyre”, shtoi ai.
Ndryshe, V-22 Ospreys janë përfshirë në një numër aksidentesh vdekjeprurëse vitet e fundit. Në vitin 2017, tre marinsat amerikanë u vranë kur një MV-22 Osprey u rrëzua në brigjet e Australisë.

 

SHARE.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 16 korrik

Rrezarta Ramaj

Vuçiq në Kiev, por Serbia mbetet e vetmja që nuk firmos deklaratën për Ukrainën

KushtrimGuraj

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Rrezarta Ramaj