Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha ka folur lidhur me raportimet për një interesim të Chelseat për shërbimet e tij.
Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme se Chelsea ka shprehur interesim për ta transferuar portierin 27-vjeçar.
Strakosha e ka përfunduar kontratën me Lazion, kurse tani është lojtar i lirë dhe është lidhur me një transferim në Premierligë.
Lidhur me këto raportime, ka ardhur edhe reagimi nga vet portieri shqiptar, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se ndihet i nderuar dhe se është ëndërr e tij që nga fëmijëria të luajë në Premierligë.
Jam vërtetë i nderuar të lidhem me me një top klub si Chelsea, është një ëndërr. E kam ëndërruar Premierligën qëkur isha fëmijë”, ishin fjalët e Thomas Strakoshas.
The post “E kam ëndërruar Premierligën prej kur isha fëmijë”, Strakosha flet për interesimin e Chelseat appeared first on Gazeta Express.

