Telenews

E keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodhë me veturat e pashitura?

Nëse keni kaluar ndonjëherë me veturë afër ndonjë autosalloni apo përfaqësie të automjeteve të ndryshme sigurisht se keni pare përplot vetura të reja. Por, a jeni pyetur se çka ndodhë me ato që nuk shiten kurrë?
Përfaqësitë e veturave janë ekskluzivitet. Kjo nënkupton blerjen se aty mund të blihet vetura e re, edhe pse me një çmim pak më të lartë se prodhuesi. Kjo i bije që tregtari i blen ato vetura, dhe ato i përkasin atij. Pra, ato nuk mund t’ia kthej prodhuesit në fund të vitit si të pashitura. Për të fituar para, tregtarit i duhet t’i tërheq blerësit për t’i blerë, perms ofertave të ndryshme të nga ai.
Por, çka ndodhë me veturat e pashitura?
Zhvendosja në një treg tjetër
Ka disa opsione për tregtarët kur veturat nuk iu shiten. Ata mund t’i dërgojnë veturat e pashitura në një treg tjetër, ku mund të ketë kërkesa për ndonjërin nga modelet që i posedon. Për shembull, një tregtar Kosovar mund ta ndërrojë një model që nuk i shkon me një tregtar nga Maqedonia veriore, tek i cili ka kërkesë për atë model.
Shitja në ankand
Veturat mund të shiten edhe në ankande publike. Në këtë rast një pjesë e çmimit shkon për shtëpinë e ankandit, që do të thotë se agjenti humb mjaft para. Një mundësi tjetër është përdorimi i këtyre veturave si zëvendësim kur njerëzit i sjellin veturat e veta për sevisim.
Ulja e çmimeve
Opsion tjetër është edhe ulja e çmimeve. Në fund të vitit prodhuesit dhe tregtarët e veturave dëshirojnë të lirohen nga “inventari,” në mënyrë që veturat e vjetra të mos “konkurrojnë” me modelet e reja që do të merren vitin tjetër.

Të ngajshme

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

KushtrimGuraj

Kevin tregon nëse ka humbur besimin tek Ana, pavarësisht se çka thuhet! (VIDEO)

Donat Hashani

Ana reagon ashpër pasi produksioni ia sjelli ish të dashurin në BBVK

Donat Hashani