Telenews

E konfirmon Policia e Kosovës, shkon në tre numri i të arrestuarve nën dyshimet për kurdisje të ndeshjeve

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimet e sotme nën dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në basketboll.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Deri më tani dihet se të arrestuar janë gjyqtari Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati.

Ata janë arrestuar nën dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në basketboll.

Gjyqtari Mehmeti ishte dënuar përjetësisht nga FIBA për shkak të dyshimeve për kurdisje.

Të ngajshme

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj