Telenews

E rëndë: Burri nga Gjakova e mban të ngujuar gruan e tij në kërcënimin e armës, i shkakton plagë në fytyrë

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur edhe në Gjakovë. Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj me mjete të mprehta.

Madje jo vetëm kaq, Gazeta Sinjali merr vesh se viktima së bashku me vëllain e saj janë mbajtur me forcë nën kërcënimin e armës nga bashkëshorti, këtë rast i dyshuari i rastit.

Rasti ka ndodh dje rreth orës 19:30, ndërsa është lajmëruar nga vëllai i viktimës, pasi i njëjti kishte arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Me të marrë vesh Policia, ka dalë menjëherë tek vendi ku dyshohej se bashkëshorti po e mbante të ngujuar gruan e tij./Telenews.al/

 

Të ngajshme

Rast tragjik në Gjakovë: 40-vjeçarja i jep fund jetës, dyshohet se u hodh nga minarja e xhamisë

Valjeta Turkaj

Kurti: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, hapi i rëndësishëm për paqen në rajon

Valjeta Turkaj

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

Valjeta Turkaj