Telenews

“Qershor 1996”- Ambasada amerikane rikujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka rikujtuar momentin e hapjes së pranisë së parë zyrtare amerikane në Kosovë, në qershor të vitit 1996.

Përmes një publikimi në Facebook, ambasada theksoi se në atë kohë ShBA-të hapën Zyrën e Shërbimit Informativ amerikan në Prishtinë, duke shënuar kështu praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë disa vite para luftës.

“E mbani mend këtë moment? Në qershor 1996, Shtetet e Bashkuara hapën një Zyrë të Shërbimit Informativ Amerikan në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, vite para luftës. Ishte një hap i vogël që më vonë do të shndërrohej në një partneritet të fuqishëm”, thuhet në postimin e ambasadës.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

AAK-ja s’merr pjesë në seancën konstituive, Haradinaj: Mandatet e deputetëve janë djegur –

KushtrimGuraj

LDK-ja merr pjesë të mërkurën në seancën konstituive, Lushaku: Presidenti nuk u diskutua në mbledhje –

KushtrimGuraj