Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan. Ylli argjentinas vendosi një tjetër rekord në Major League Soccer, duke u bërë lojtari i parë në historinë e ligës që arrin të paktën 30 kontribute për gol në tri sezone të ndryshme.
Rekordi u kompletua në barazimin 2-2 të Inter Miamit ndaj Atlanta United, ku Messi ishte protagonist në të dy golat e skuadrës.
Në minutën e 32-të, argjentinasi ekzekutoi një korner të saktë që u shndërrua në gol nga Casemiro, i cili realizoi me kokë.
Messi më pas pati rol edhe në golin e dytë të Inter Miamit, duke dhënë asistimin dytësor në aksionin që përfundoi me golin e Luis Suárezit në fund të pjesës së parë.
Me këto dy kontribute, Messi e çoi bilancin e tij këtë sezon në 30 të tilla – 18 gola dhe 12 asistime.
Edhe pse Inter Miami nuk arriti ta ruante epërsinë dhe në fund u desh të kënaqej me një barazim 2-2, Messi doli sërish nga ndeshja me një tjetër rekord në emër.
Pas aventurës së tij në SHBA, numri 10 vazhdon të dëshmojë se rekordet nuk kanë mbaruar ende për të.

