Telenews

E rëndë: Gruaja nga Prishtinë dyshohet se piu acid, vdes në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Siç mëson Sinjali, gruaja 54-vjeçarja dyshohet se ka pirë acid klorhidrik.

Mësohet se ajo është gjetur nga familjarët në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vetëdije, por me vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Menjëherë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve që kishte pësuar.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Të ngajshme

Dodik: Nuk mund të më arrestojnë, më ruajnë policët dhe forca speciale të trajnuara mirë

KushtrimGuraj

LDK kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Viktimizim dhe frikë nga dështimi

KushtrimGuraj

LDK kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Viktimizim dhe frikë nga dështimi

KushtrimGuraj