Telenews

E tmerrshme në Gjilan: Hajnat e plaçkisin një grua dhe dyshohet se e dhunuan, ia rrahin edhe djalin

 

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate afër varrezave të qytetit në Gjilan. Hajna të maskuar kanë grabitur një grua, të cilën dyshohet se edhe e kanë keqtrajtuar seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit tashmë kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve dhe hetimi po zhvillohet në drejtim të veprave grabitje dhe dhunim.

Bazuar në informacionet e para, viktima është një grua e moshës 38-vjeçare, e cila dyshohet se u plaçkit dhe u dhunua teksa ishte bashkë me të birin e saj.

Dy persona të maskuar po dyshohet se ua kanë zënë pritën në mes të rrugës “Skifter Arifi”, ku fillimisht i kanë sulmuar fizikisht.

Të njëjtat burime thonë se për të mos mbaruar me kaq, viktimës ia kanë marrë me dhunë edhe stolitë e arit dhe paratë e gatshme që i kishte me vete.

 

Tutje, Sinjali merr vesh se pas sulmit e grabitjes, po dyshohet se viktima 38-vjeçare është dhunuar seksualisht, teksa djalin e mitur ia kanë rrahur.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas kanë dëshmuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti, të zbulohet kush janë personat e përfshirë dhe të sigurohet prezenca e tyre.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani