Telenews

“E vraftë Zoti kush ta ka vrarë lumturinë”, i mallkojnë ish-bashkëshortin, si u përgjigj Arjola Demiri

“e-vrafte-zoti-kush-ta-ka-vrare-lumturine”,-i-mallkojne-ish-bashkeshortin,-si-u-pergjigj-arjola-demiri

Arjola Demiri dhe jeta e saj private kanë qenë në qendër të vëmendjes shpeshherë dhe kjo me zgjedhjen e vetë aktores. Si në “Big Brother” dhe jashtë tij, Arjola nuk ka nguruar të flas për detajet nga jeta e saj, tradhtia e ish-bashkëshortit, divorci i vështirë dhe sfidat e një nëne të vetme me tre fëmijë.

Por së fundmi, teksa ka publikuar disa foto të 20 viteve më parë ku ishte shtatzënë me vajzën e saj të madhe, një ndjeëkse e saj ka gjetur vend për të shperthyer ndaj ish-bashkeshortit të Arjolës, Aleks Boshnajkut.

“E vraftë Zoti kush ta ka vrarë lumturinë e rinisë tënde. Por do i thoja një bravo të madhe kësaj vajze të brishtë me bukuri hyjnore dhe shumë fotozhenike”, shkruan ndjekësja.

Arjola nuk e ka lënë pa një përgjigje pasi e ka falenderuar për komplimentat:

“Disa sfida duhet t’i kthejmë në forcë dhe përmirësim të vetes tonë, askush s’më vrau, më bëri më të fortë dhe të pathyeshme”, i kthehet aktorja.

 

Të ngajshme

Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar

Yllka Gashi

“Djali i mamit” po zhduket, Brooklyn fshin tatuazhin, që dikur ia dedikoi Victoria-s

Yllka Gashi

Në pritje të ëmbël, Afrona Dika ekspozon barkun e rrumbullakosur

Yllka Gashi