Telenews

E vrau pas mosmarrëveshjes për pronë tri vjet më parë në Podujevë, dënohet me 24 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të akuzuarit B.S., pasi ka kryer veprën penale “Vrasja” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ndaj të akuzuarit I.S., për shkak të veprës penale “Ndihma në veprën penale Vrasja e Rëndë”.

I akuzuari B.S., është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim me dënim unik në kohëzgjatje prej 24 vite, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Me aktvendim të veçantë Gjykata ka vendosur që të akuzuarit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar, raporton IndeksOnline.

Të akuzuarin I.S. për veprën penale Ndihma në veprën penale Vrasja e Rëndë Gjykata e ka liruar në mungesë të provave.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 26.03.2023 rreth orës 18:08 minuta, në fshatin Dumnicë e Epërme, Komuna e Podujevës, pas një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin i akuzuari B.S. dhe i ndjeri S.S. lidhur me një livadh që i ndjeri i’a kishte dhënë për të punuar familjes së të akuzuarit, ashtu që derisa i ndjeri S.S. kishte shkuar në fshat me veturën e tij të tipit Passat dhe ishte nisur në drejtim të tokave të tij, i akuzuari B.S. e kishte vërejtur dhe i’u kishte vënë pas dhe me qëllim të privimit nga jeta, kishte shkrepur me armë të zjarrit në drejtim të ndjerit S.S., duke e qëlluar dy herë në kokë, njëherë me pistoletë në anën e majtë të kokës si dhe një herë me armë të gjatë nën mjekër, duke i shkaktuar gjakderdhje masive të jashtme trunore, e që si pasojë e plagëve të marra nga predhat e shkrepura nga arma e zjarrit në regjionin e kokës, tani i ndjeri S.S. kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

“Obligohet i akuzuari B.S., që në emër të paushallit gjyqësorë të paguajë shumën prej njëqind (100)€, ndërsa shumën prej pesëdhjetë (50)€ për Fondin për Kompensim të Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

Pala e dëmtuar, udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta realizoj në kontest të rregullt civil. Palët kanë të drejt ankese në afat prej 30 ditësh për Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngajshme

Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar jep vendim lirues ndaj pjesëtarit të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog

Rrezarta Ramaj

Tragjedi në futboll, ndërron jetë në moshën 24-vjeçare futbollisti Enis Maqedonci

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…